Legjenda e Southamptonit tregon çfarë do t’i thoshte Armando Brojës

  • S.A /
  • 15 February 2022 - 09:25
Legjenda e Southamptonit tregon çfarë do t’i thoshte Armando Brojës

Armando Broja është njeriu i momentit te skuadra e Southampton, por jo vetëm. Sulmuesi shqiptar ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e tij edhe pse është vetëm 20-vjeç, në fushën e blertë zhvillon lojën si të ishte një sulmues veteran.  Manchester City, Tottenham dhe së fundmi Manchetser United u ndien të kërcënuar vazhdimisht nga ylli kuqezi, i cili jo pak herë bëri mbrojtjet kundërshtare për “ujë të ftohtë”, ndërsa theksojnë se “Spursave” iu shënoi edhe golin e fitores për skuadrën e tij. Tashmë nuk është më e pa njohur që mediat britanike më me zë në vend i thurin elozhe 20-vjeçarit shqiptar, dhe janë pikërisht 3 takimet e fundit të luajtura në Premier League që e kanë konfirmuar Brojën si yllin e ri të kampionatit anglez.

Legjenda e Southampton që ka qenë mbrojtës më parë, Francis Benali, e ka komentuar në këtë mënyrë Brojën. “Armando Broja është vetëm 20-vjeç, ka pasur bujë që kur erdhi te ne. Kishte disa raste kundër Totenhemit dhe Man United, po e bën shumë mirë punën e tij dhe është vetëm 20-vjeç. Ka uri dhe dëshirë të madhe për të lënë gjurmën e tij si futbollist në Premier League. Problemi i madh është se Chelsea ka në dorë ta marrë përsëri. Sinqerisht ndihem si një ish-mbrojtës dhe nëse do e shihja Armando Brojën para meje do të thosha: ‘Ohh mos, jo ti prapë’. Është i fortë, i fuqishëm, mbizotëron lojën në ajër dhe mund të shënojë gola i vetëm”, tha Benali.

(Kosova Sot Online )