“Nënë o nënë, Mbappe është jashtëtokësor” – ylli i PSG-së i mahnitur me francezin

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 09:36
“Nënë o nënë, Mbappe është jashtëtokësor” – ylli i PSG-së i mahnitur me francezin

Gianluigi Donnarumma e ka cilësuar si jashtëtokësor bashkëlojtarin e vet te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pasi goli i tij i vonshëm ia siguroi skuadrës së tyre fitoren 1:0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Mbappe i tronditi vizitorët kur e shënoi golin e vetëm në ndeshjen në kohën shtesë, duke kaluar përmes dy mbrojtësve para se ta fuste topin në rrjetë të martën.

Donnarumma iu bashkua një numri të madh njerëzish që e lartësuan Mbappen për afërsitë e tij në këtë ndeshje dramatike.

“Nënë o nënë, Kylian është jashtëtokësor, ai është alien”, tha Donnarumma për Sky Sport Italia.

“Mund ta shohësh në stërvitje, ai është i jashtëzakonshëm. Nuk e di se çfarë do të bëjë ai sezonin tjetër, i takon vetë atij të vendosë, por ne do ta shijojmë atë çdo ditë që është këtu”, shtoi ai.

Për Mbappen thuhet se do t’i bashkohet Real Madridit në verë, pasi përpjekjet e tij për verën e kaluar dështuan.

PSG-ja do të shkojë në Spanjë për ndeshjen e kthimit kundër Realit me epërsinë e një goli.

(Kosova Sot Online )