Pochettino beson se PSG-ja do të kalojë në çerekfinale, pas fitores në ndeshjen e parë

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 12:01
Pochettino beson se PSG-ja do të kalojë në çerekfinale, pas fitores në ndeshjen e parë

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 1:0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën dhe beson në kalim tutje. PSG-ja e gjeti golin e fitores në kohën shtesë, falë Kylian Mbappes i cili kaloi përmes dy mbrojtësve para se ta mposhte portierin Thibaut Courtoisin mes këmbëve. “Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, jam shumë i lumtur për lojtarët. Mendoj se e merituam fitoren. Në minutën e fundit, në aksionin e fundit, ishte mirë”, tha Pochettino pas ndeshjes. 

“Mendoj se Real Madridi është një ekip i jashtëzakonshëm, një ekip shumë i mirë dhe është gjithmonë e vështirë të luash atje. Por nëse tregojmë këtë lloj performance dhe këtë nivel, mendoj se mund të shpresojmë te kualifikimi.” Ai shtoi: “Është e rëndësishme për ne, për besimin dhe tani kemi tre javë për t’u përgatitur për ndeshjen. Mendoj se është gjithmonë më mirë kur ke një ndjenjë të tillë, është gjithmonë më e lehtë.”

PSG-ja do të shkojë në Spanjë për ndeshjen e kthimit kundër Realit me epërsinë e një goli.

(Kosova sot Online )