Shtetin edhe në ditëlindjen e 14-te, po vazhdon ta përcjellë hija e zezë e drejtësisë së kalbur!

Shtetin edhe në ditëlindjen e 14-te, po vazhdon ta përcjellë hija e zezë e drejtësisë së kalbur!

Gani Qarri

  • 15 February 2022 - 16:40

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Për vendosjen e shtetit në binar të mbarëvajtjes dhe ecjes përpara, për ta kthyer besimin qytetar dhe harruar sa më shpejtë të kaluarën e trisht, që nën sundimin arbitrar të partive të kriminalizuara i sollën këtij vendi plot zhgënjime është koha vendimtare, që populli dhe shteti i Kosovës, ti vendos fajtorët në bankën e të akuzuarve dhe tu jap dënimin maksimal për aktet e tyre kundër kushtetuese, antishtetërore e antikombëtare.

Në fakt me gjithë konsolidimin e pjesshëm, shteti i Kosovës përvjetorin e 14 të shpalljes së pavarësisë, e pret akoma me pasojat e rënda të kapjes nga nëntoka mafioze dhe krimi i organizuar, në qeverisjet e kaluara. Ndaj gëzon fakti se me Qeverinë e re, kanë filluar të vihen në dukje veprimet e para pozitive, në ndjekjen me sukses të korrupsionit, grupeve të mafies dhe krimit të organizuar, në përpjekje për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe stabilizimin e shtetit të Kosovës, mbrojtjen e Kushtetutës dhe sovranitetit të vendit. Veprimet e tilla duhet të intensifikohen dhe fuqizohen edhe më shumë, në mënyrë që përfundimisht edhe në Kosovë, të vendoset shteti i të drejtës dhe të çlirohet vendi nga të korruptuarit,të shiturit dhe të shantazhuarit të cilët për dy dekada me radhë vodhën, zhvaten dhe përvetësuan çdo gjë të këtij vendi, përmes keqpërdorimit të pushtetit dhe pozitave të larta shtetërore. Për aq më tepër, partitë e inkriminuara, gjat kohës sa ishin në pushtet nuk pushuan duke e bërë pazare dhe shitur e falur edhe tokat e Kosovës, madje Thaçi, Mustafa, Haradinaj & Co, pas faljes së mbi 2500 hektarëve tokë të Kosovës, FYROM-it dhe mbi 8300 tjerë shtetit xhuxh të Malit të Zi, kthyen edhe Kushtetutën, në një leckë të pa vlerë, për ta vazhduar tregtinë me territore të Kosovës, ndryshimin e kufijve dhe faljen e Veriut të vendit tonë, Serbisë Okupatore.  Prandaj ndryshimi i vetëm pozitiv në 14-vjetorin e ditëlindjes së Republikës së Kosovës, është vetëm fakti se të korruptuarit, me votën e lirë të qytetarëve, për herë të parë, nga paslufta, janë nxjerrë tërësisht jashtë loje dhe hedhur në opozitë, kurse  shtetin e Kosovës e gjen të konsolidua tanimë edhe me ushtri, si dhe në përpjekje serioze për reforma të thella në drejtësi. Por ajo që vazhdon ti shqetësoj, pa reshtur qytetarët e vendit, dhe zbehë arritjet e Qeverisë së re, në konsolidimin e ligjit e të rendit dhe vet shtetit të Kosovës, është hija e zezë që edhe matej, vijon ta përcjellë drejtësinë e kalbur dhe të dështuar deri në fund, për shkak të kapjes për dy dekada me radhë, nga kasta më e inkriminuar politike në vend. Kështu që vetëm falë votës së lirë të qytetarëve të vetëdijesuar, votuesi i lodhur i Kosovës me korrupsionin galopant dhe krimin e organizuar, të futur thellë, në çdo pore të jetës, nga partitë e inkriminuara, i ndoq  ato përfundimisht nga pushteti, duke i fshirë si me fshesë duke i ndëshkuar e defaktorizuar, tërësisht, mu ashtu siç edhe e kanë kërkuar ato vet, për kohë të gjatë. Shkaku i neglizhencës dhe paaftësisë totale të udhëheqjes së kriminalizuar, të cilat në vend të shtet formimit dhe konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, në kooketim me grupet e nëntokës politike të krimit të organizuar, bënë çdo gjë që u erdhi për dore për ta dobësuar e zhvlerësuar sa më shumë shtetin i cili i ngriti në pozita e pushtet dhe u ofroi çdo gjë të dëshiruar, pa asnjë meritë, ndaj këtë përvjetor Kosova e pret me sfida edhe më të mëdha, veçanërisht në planin ndërkombëtar, pasi që, sipas asaj që disa herë shkruhej në media, shkaku i udhëheqjes së kriminalizuar, fatkeqësisht rreth 14 shtete mund ta kenë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu që, duke pasur parasysh këto dhe të gjitha shkatërrimet e panumërta që politika e inkriminuar, i ka bërë shtetit të pavarur të Kosovës, duke rrezikuar vendin edhe me ndarje e ri copëtim për interesa puro personale të ish-liderëve të shantazhuar dhe të kriminalizuar deri në fyt, ky është momenti vendimtar i dënimit më të rëndë të mundshëm, të udhëheqësve të inkriminuar. Për vendosjen e shtetit në binar të mbarëvajtjes dhe ecjes përpara, për ta kthyer besimin qytetar dhe harruar sa më shpejtë të kaluarën e trisht, që nën sundimin arbitrar të partive të kriminalizuara i sollën këtij vendi plot zhgënjime, është koha vendimtare, që populli dhe shteti i Kosovës, ti vendos fajtorët në bankën e të akuzuarve dhe tu jap dënimin maksimal për aktet e tyre kundër kushtetuese, antishtetërore e antikombëtare. Vetëm në këtë mënyrë, mund të ecë përpara dhe shikojë nga e ardhmja me shpresë dhe besim për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe vijimin e shtet ndërtimit, me një qeveri që ka marr besimin e mbi 51% të votuesve, për ta funksionalizuar shtetin e së drejtës, luftuar krimin e korrupsionin, duke mos lejuar  de faktorizimin dhe de funksionalizimin e shtetit tonë, të nisur tinëzisht nga partitë e kriminalizuara, mbrojtur integritetin territorial dhe zbatuar ligjin e Kushtetutën cep më cep të vendit, duke mos pranuar për asnjë çmim ndarjen e vendit dhe hedhur poshtë me vendosmëri të gjitha pazaret e pista të kuislingëve dhe mercenarëve të së kaluarës që nuk hezituan të kërkonin publikisht edhe ndarjen duke rrezikuar për interesa personale shtetin e pavarur të Kosovës dhe kërcënuar vendin edhe me ri copëtim.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".