Trajneri i Interit: Kundër Liverpoolit na mungoi vetëm goli, jam krenar

  • S.A /
  • 17 February 2022 - 13:24
Trajneri i Interit: Kundër Liverpoolit na mungoi vetëm goli, jam krenar

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, është shprehur krenar me paraqitjet e skuadrës së tij kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën, pavarësisht humbjes 2:0 në shtëpi.

Interi e mbizotëroi Liverpoolin shumicën e kohës në Giuseppe Meazza dhe e goditi shtyllën përmes Hakan Calhanoglut në pjesën e parë, derisa një gol i Edin Dzekos u anulua për pozitë jashtë loje

Shpërthen Aguero: E anulova intervistën në Francë për Messin, s’i meriton …

Simple Ritual Might Help You Get Rid Of Stubborn Belly Fat!
Megjithatë, të kuqtë u mbajtën mirë dhe e korrën fitoren në fund, falë golave nga zëvendësuesi Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ky është një rezultat shumë komandues për skuadrën e Jurgen Kloppit para ndeshjes së kthimit në Anfield në mars.

“Kjo ndeshje duhet të na rrisë vetëbesimin, duhet të shërbejë si një pikë nisjeje. Gjatë këtij sezoni kemi luajtur shumë ndeshje të mira, por asnjëherë përballë një kundërshtari si Liverpool”, tha Inzaghi.

Më tej ai shtoi: “Na mungoi goli. Në pjesën e parë goditëm traversën me Calhanoglu dhe tek goditja e Dumfries ishim të pafat. Jam krenar, sepse ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit. Tani të lëmë mënjanë Championsin, të mendojmë për kampionatin dhe më pas për Kupën e Italisë”./
(Kosova Sot Online )