Olimpiada Dimërore Pekin 2022: Kush prin me medalje dhe si renditet Kosova

  • S.A /
  • 17 February 2022 - 13:35
Olimpiada Dimërore Pekin 2022: Kush prin me medalje dhe si renditet Kosova

Vetëm 28 nga 91 shtete pjesëmarrje kanë fituar medalje deri tani në Lojërat Olimpike Dimërore 2022, që janë duke u mbajtur në Pekin, me Kosovën që nuk është në mesin e tyre. Pas 13 ditëve të para në lojërat dimërore, Norvegjia i prin tabelës së medaljeve me 13 të arta, 7 të argjendta dhe 8 të bronzta. Ajo ndiqet nga Gjermani me 10 të arta, 6 argjendta dhe 5 të bronzta dhe Shtetet e Bashkuara me 8 të arta, 8 të argjendta dhe 4 të bronzta.  Top pesëshen e mbyllin Suedia me 7 të arta, 4 të argjendta dhe 4 të bronzta dhe nikoqiri Kina me 7 të arta, 4 të argjendta dhe 2 të bronzta. Gjatë këtij muaji, Kosova u përfaqësua në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin nga skitarët Albin Tahiri dhe Kryeziu, por dështoi ta fitojë medaljen e parë olimpike në pjesëmarrjen e saj të dytë në lojërat dimërore.

Tahiri, i cili u bë atleti i parë që e përfaqëson Kosovën në lojërat dimërore para katër viteve në Korenë e Jugut, garoi në katër disiplina të ndryshme në Pekin.28-vjeçari regjistroi kohë prej 2 minuta e 02.94 sekonda nga dy lëshimet e tij në garën e fundit të mërkurën, në sllallom, e cila ia siguroi vetëm vendin e 37-të, që është i teti nga fundi. Kjo ishte renditja e tij më e dobët në këto lojëra, pasi Tahiri në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti dhe në sllallom të madh i 30-ti. Ndërkohë, Kryeziu, e cila u bë gruaja e parë që e përfaqëson Kosovën në Lojëra Dimërore në moshën 17-vjeçare, garoi në sllallom të madh dhe e zuri vendin e 49-të.

(Kosova Sot Online )