Shpërthen Aguero: E anulova intervistën në Francë për Messin, s’i meriton kritikat e idiotëve

  • 17 February 2022 - 13:40
Shpërthen Aguero: E anulova intervistën në Francë për Messin, s’i meriton kritikat e idiotëve

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero, ka sulmuar kritikët e bashkëlojtarit të tij të vjetër ndërkombëtar, Lionel Messi. Paris Saint-Germaini e mposhti 1:0 Real Madridin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, megjithëse Messi u kritikua pasi humbi një penallti dhe u tregua përgjithësisht i paefektshëm në sulm.Aguero ka mbrojtur Messin dhe ka thënë se mediat franceze e paragjykojnë atë ngaqë është 7 herë fituesi i “Topit të Artë”. .

Duke folur në kanalin e tij Twitch, Aguero tha: “Leo luajti mirë, ai po thyente linjat. Kritikët e tij janë tejet idiotë.”

Ai shtoi: “Nuk e them këtë sepse e kam mik, por sepse luajti fort. Ai ishte shumë aktiv. Në Francë, revistat dhe gazetat mezi presin që ta sulmojnë atë. Kisha planifikuar një intervistë me një revistë franceze, por thashë: Jo, sepse mbështes Leo Messin. Shihemi së shpejti, tani jam i zemëruar”. Në të vërtetë, “L’Equipe” e vlerësoi Messin me notën 3 nga 10, ndërsa ish-sulmuesi i PSG-së Jerome Rothen shkoi aq larg, sa tha se Messi nuk iu ofron asgjë liderëve të Ligue 1.

(Kosova Sot Online )