“Lëndohesha kur Italia luante pa mua”

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 09:15
“Lëndohesha kur Italia luante pa mua”

Sulmuesi enigmatik ishte ngrirë nga Azzurri për afër katër vite prej tani dhe e kishte pasur shumë të vështirë që ta shikonte Kombëtaren kur luante. Mario Balotelli e ka pranuar se “lëndohej”, kur shikonte Italinë duke luajtur, me sulmuesin enigmatik që ishte ngrirë nga Kombëtarja që në majin e vitit 2018.

Një rithirrje për të ka ardhur pas katër viteve prej që ai u paraqit për Azzurri, me Roberto Mancini që e ka zgjedhur atë  në janar që kishte për qëllim që të mblidhte një skuadër të mirë për ndeshjen e playoffit kundër Maqedonisë së Veriut më 24 mars.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë e tij mund të vinë pas tyre, me Balotellin që do të ftohet pas sezonit të mirë në Euro 2020, e ku ai nuk ishte ftuar për shkak të paraqitjeve të tij jo të mira.

“Nuk e kam përcjellë Italinë shumë gjatë Euro 2020, me lëndonte kur shikoja ndeshjet e tyre pa mua”, ka thënë Balotelli për Le lene, ku duket se e kishte zënë vetën të papërgatitur për këtë gjë.

“Kjo skuadër fitoi Euro pa mua, kështu që ata e merituan plotësisht. Sigurisht, nëse do të ishte gati për Euro ne do të fitonin më lehtë”.

Balotelli asnjëherë nuk është harruar nga trajneri momental, Mancini, pavarësisht sjelljeve të tij jo të mira që shpesh ishin bërë tituj gazetash si për lojën në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Mancini ka punuar me sulmuesin 31 vjeçar në Inter dhe Manchester City dhe meqë është trajner i kombëtares italiane ai mbetet një tifozë i madh i talentit të Balotellit.

Balotelli e pranon që ai është me fat që ende e ka besimin dhe betohet se nuk do ta thyen atë përsëri nëse i jepet një mundësi për të luajtur përsëri në nivele të larta.

“Me pëlqen Roberto Mancini shumë dhe ai nuk e ka merituar atë çfarë unë kam bërë në të kaluarën”, shtoi ai.

“Ne bisedojmë shpesh, ai vazhdon të me thotë që të vazhdojë që të punojë shumë dhe të përmirësohem në disa aspekte”.

Balotelli, i cili ka pranuar se nuk ka qenë në kontakt me ndonjë nga lojtarët në kampin e Italisë, ka punuar për t’u kthyer në listën e Kombëtarës pasi zbuloi formën e tij në Turqi.

Ai ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon për Adana Demirspor, duke lënë kështu pas sezonet e vështira që pati në Marseille, Brescia dhe Monza.

Kjo formë i kishte dhënë atij hapësirë që të kishte 36 paraqitje për Italinë me 14 gola që ka shënuar në këto ndeshje, me Mancinin që do ta merrte atë nëse arrin që të kualifikohet në Katar 2022. 

(Kosova Sot Online )