PSG e gatshme ta bëjë Mbappen lojtarin më të paguar në botë

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 09:20
PSG e gatshme ta bëjë Mbappen lojtarin më të paguar në botë

Paris Saint–Germain po bën vazhdimisht përpjekje për të mbajtur ylline tyre, Kylian Mbappe që ai të mos nënshkruajë për Real Madridin. Kështu, siç raportohet nga gazeta Daily Mail, parisienët i kanë ofruar Kylian Mbappes një kontratë të majme që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në planet në përpjekje për ta mbajtur atë në Parc des Princes.

Paga që Mbappe do të merrte nëse vazhdon në Paris Saint-Germain do të ishte 1.2 milionë euro në javë.

23-vjeçarit i kanë mbetur vetëm katër muaj nga përfundimi i kontratës së tij aktuale dhe është i lirë të flasë me klube të tjera në të gjithë Evropën për një transferim të lirë.

Sulmuesi po tundohet nga Real Madrid, i cili bëri dy oferta për francezin verën e kaluar, të dyja të refuzuara nga pronarët e PSG. Bild raportoi para disa javëve se madrilenët veçse kanë arritur marrëveshje me francezin, por kjo është mohuar nga sulmuesi 23-vjeçar. 

(Kosova Sot Online )