Djimisiti bën shaka pas dy golave të shënuar: Ndoshta do të luajë sulmues në ndeshjen e radhës

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 09:30
Djimisiti bën shaka pas dy golave të shënuar: Ndoshta do të luajë sulmues në ndeshjen e radhës

Berat Djimsiti bëri shaka se mund të luajë si sulmues në ndeshjen e ardhshme pasi dy golat e tij ndihmuan Atalantan për të mposhtur Olympiacos 2-1 në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League. Ata uzunë në befasi nga një goditje e hershme e Tiquinho Soares, por kjo ishte një nga përpjekjet e vetme reale që pala greke kishte. Ndeshja u zhvillua vetëm në njërën anë, sidomos pas rifillimit, me Djimsitin që dy gola brenda 120 sekondave. “Ne folëm në pjesën e parë, morëm këto 15 minuta për të diskutuar se çfarë po shkonte keq, duke thënë se duhej të zgjoheshim dhe të fitonim këtu. Ishte fryma e duhur dhe ne e kthyem atë”, tha Djimsiti për Sky Sport Italia.

Atalanta ka mungesë sulmuesish, pasi Duvan Zapata është jashtë për disa muaj dhe Luis Muriel çaloi në pjesën e parë për shkak të një problemi. “Ndoshta ndeshjen tjetër, mund të luaj si sulmues! Shpresojmë që pas lëndimit të Duvanit, të mos ketë asgjë serioze për Muriel. Ata janë sulmuesit tanë dhe ne kemi nevojë për ta. Mund të shpresojmë vetëm për më të mirën. Na mungonte vërtet një fitore, veçanërisht në shtëpi. As unë nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë, kështu që jam i lumtur”, përfundoi ai.

Djimsiti kishte shënuar vetëm katër gola në 130 ndeshjet e mëparshme me fanellën e Atalantës, por dy i shënoi në harkun e dy minutave mbrëmë. 

(Kosova Sot Online )