“Man Utd do të gabonte edhe më shumë nëse e mban Ronaldon edhe sezonin tjetër”

  • E.K /
  • 18 February 2022 - 14:24
“Man Utd do të gabonte edhe më shumë nëse e mban Ronaldon edhe sezonin tjetër”

Jamie Carragher mendon se Manchester Unitedi bëri gabim që e riktheu Cristiano Ronaldon në gusht dhe ka këshilluar “Djajtë e Kuq” që ta shesin atë në verë.

Pasi u largua nga “Old Trafford” 12 vite më herët, Ronaldo u rikthey në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Që atëherë ai ka shënuar 15 gola për “Djajtë e Kuq”, ndërsa e gjeti golin e parë të vitit 2022 në ndeshjen e së martës ndaj Brighton.

Pavarësisht këtyre numrave, Carragher insiston se Unitedi nuk duhej ta kishte sjellë Ronaldon në klub dhe beson se më e mira për të dy palët është që ata të ndahen në fund të sezonit.

“United bëri gabim që e riktheu Ronaldon në verë. Do të jetë gabim edhe më i madh nësë e mbajnë atë sezonin tjetër”, shkroi ai në kolumnën e publikuar në The Telegraph.

Duke sqaruar pozicionin e tij, Carragher pranoi se Ronaldo është ende ‘një nga golashënuesit më të mirë’, por theksoi se United dëshmoi se mund të shënonte gola pa të sezonin e kaluar. 

(Kosova Sot Online)