Shaqiri i motivuar, e zhvillon stërvitjen e parë me Chicagon

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 15:47
Shaqiri i motivuar, e zhvillon stërvitjen e parë me Chicagon

Xherdan Shaqiri e ka nisur eksperiencën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Futbollisti kosovar në fakt i është bashkuar sot ekipit të ri, Chicago Fire në stërvitje.

Mesfushori i deridjeshëm i Lyonit dukej në disponim të mirë dhe në formë të mirë, teksa angazhimi maksimal nuk i mungoi.

Ai është i vendosur ta ketë një eksperiencë të suksesshme në MLS pasi i dha fund përvojës në Evropë, ku kishte luajtur me Baselin, Bayern Munichun, Interin, Stoke Cityn, Liverpoolin dhe Lyonin, prej nga u largua pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.

Shaqiri ndërkohë është pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Zvicrës. 

(Kosova Sot Online)