Momentet kur Ronaldo, Neymar dhe yjet tjerë të futbollit “bien” para femrave joshëse

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 16:29
Momentet kur Ronaldo, Neymar dhe yjet tjerë të futbollit “bien” para femrave joshëse

Arthur Cabral së fundmi është bërë hit në internet, pas paraqitjes së tij në një konferencë për shtyp.

Përveç se është bërë virale, videoja e sulmuesit të Fiorentinës ka shkaktuar edhe polemika, shkaku i mënyrës së si ai e shikon zyrtaren e klubit, Rossella Petrillon.

Sulmuesi brazilian është duke u përballur me kritika nga tifozët e klubit italian dhe jo vetëm, teksa një reagim i tij rreth këtij rasti nuk ka ardhur ende.

Megjithatë, Arthur Cabral nuk është futbollisti i vetëm që është përfolur për një rast të tillë.

“Diario” ka publikuar një video në kanalin zyrtar në “Youtube”, me përmbledhje të rasteve të tilla.

Në këtë video nuk mungojnë yjet si Cristiano Ronaldo e Neymar, por edhe ish-futbollistët e njohur si Guti e Iker Casillas.

Futbollistët e përmendur dihet se kanë tifoze të shumta, por nuk mungojnë as rastet kur disa prej yjeve të futbollit “bien” para femrave joshëse. 

(Kosova Sot Online)