Lukaku spektator, i pati vetëm shtatë prekje të topit në duel me Crystal Palacen

  • A.P /
  • 20 February 2022 - 11:33
Lukaku spektator, i pati vetëm shtatë prekje të topit në duel me Crystal Palacen

Romelu Lukaku ishte vetëm një spektator virtual në ndeshjen e fundit të Chelseat.

“Blues” fituan të shtunën në “Selhurst Park” me rezultat 1:0 me golin e Hakim Ziyech, por ajo që ra në sy ishte paraqitja e sulmuesit belg.

Në fakt, ish-futbollisti i Evertonit, Manchester Unitedit dhe Interit dështoi edhe një herë të impresiononte në fushë.

Ai në fakt gjatë 90 minutave lojë e preku topin vetëm shtatë herë, sipas “OptaJoe".

Ky është numri më i ulët i kontaktit me topin i një lojtari brenda lojës që nga sezoni 2003/04.

(Kosova Sot Online)