Het-trik autogolash: Lojtarja e Zelandës Veriore futet në histori të futbollit për të keq

  • S.A /
  • 21 February 2022 - 16:46
Het-trik autogolash: Lojtarja e Zelandës Veriore futet në histori të futbollit për të keq

Reprezentuesja e Zelandës Veriore, Meikayla Moore ka hyrë në histori për arsye të padëshiruara këtë javë, pasi ka shënuar një hat-trick me autogola. Në aksion për vendin e saj kundër Shteteve të Bashkuara në një miqësore ndërkombëtare, Moore shënoi tre gola për kundërshtarët përpara se të zëvendësohej në minutën e 40-të. Fatkeqësia e saj e parë erdhi në minutën e pestë, duke futur një krosim në rrjetën e saj. Një minutë më vonë ajo pësoi të njëjtin fat, me një top këtë herë që e goditi në kokë dhe e gjeti rrugën drejt portës së saj.

E treta erdhi gjysmë ore më vonë, teksa ajo përsëri gaboi një tentativë për të larguar një kros pas portierit të saj. Pesë minuta më vonë, ajo u zëvendësua para pushimit të pjesës së parë për t’i dhënë fund pasdites së saj të mjerueshme. 

(Kosova Sot Online )