Rikthehet Liga e Kampionëve, Zhegrova me Lille sfidojnë kampionin e Evropës

  • S.A /
  • 22 February 2022 - 10:13
Rikthehet Liga e Kampionëve, Zhegrova me Lille sfidojnë kampionin e Evropës

Rikthehen edhe njëherë ethet e Ligës së Kampionëve, garës më prestigjioze evropiane. Gjatë dy ditëve (sot dhe nesër) do të zhvillohen katër takimet e mbetura të 1/8 së finales. Chelsea-Lille dhe Villarreal-Juventus janë dy sfidat e sontme, që nisin nga ora 21:00. Zhegrova me shokë do të synojnë t’i prishin punë kampionit në fuqi të Evropës, Chelseat.

Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” kërkon rezultat sa më pozitiv ndaj “Nëndetëses së Verdhë”.

Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit. Dueli kryesor pritet të jetë ai mes Atletico Madridit dhe Manchester Unitedit, kurse zhvillohet edhe sfida tjetwr mes Benficas dhe Ajaxit. 

(Kosova Sot Online )