Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës prek edhe Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 22 February 2022 - 11:35
Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës prek edhe Ligën e Kampionëve

UEFA mund të ndryshojë stadiumin për finalen e Ligës së Kampionëve pas rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës. Finalja e këtij edicioni në garën më prestigjioze evropiane është caktuar të zhvillohet në Saint Petersburg, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia tenton pushtimin e Ukrainës.Finalja pritet të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Saint Petersburg të Rusisë.Megjithatë, mes tensioneve në rritje, organizatorët mund të detyrohen të gjejnë një vend të ri, ndërsa presidenti rus Vladamir Putin vazhdon me kërcënimin e tij për të pushtuar Ukrainën.

Wembley mund të jetë një vend i mundshëm zëvendësues, veçanërisht nëse dy skuadra angleze arrijnë deri në finale këtë vit, raporton Daily Star. Mbajtja e finales së Ligës së Kampionëve thuhet se mund t’i japë qytetit të përzgjedhur një rritje financiare prej më shumë se 60 milionë funte. Finalja e vitit të kaluar midis Chelsea dhe Manchester City u zhvendos gjithashtu nga Stambolli në Porto.Kufizimet e Covid-19 bënë që Turqia të vendoset në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar, duke penguar tifozët të udhëtojnë. 

(Kosova Sot Online )