Eriksen luan 78 minuta në miqësoren e Brentford, bën dy asiste

  • S.A /
  • 22 February 2022 - 11:41
Eriksen luan 78 minuta në miqësoren e Brentford, bën dy asiste

Christian Eriksen ka zhvilluar 78 minuta në miqësoren e Brentfordit ndaj ekipit skocez, Rangers. Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 2:2, kurse mesfushori danez bëri dy asistime.

Eriksen, i cili iu bashkua Brentford si agjent i lirë në janar, luajti gati 80 minuta në një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura, tetë muaj pas një arresti kardiak në fushë gjatë një ndeshje në Kampionatit Evropian.

Ai gjithashtu regjistroi një asistim në një miqësore kundër klubit të nivelit të pestë, Southend United javën e kaluar.

(Kosova Sot Online )