Fury e Whyte mbulohen me para: Zbulohen shifrat marramendëse të parave që do t’i marrin të dy boksierët

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 14:13
Fury e Whyte mbulohen me para: Zbulohen shifrat marramendëse të parave që do t’i marrin të dy boksierët

Tashmë është bërë zyrtare që Tyson Fury do të zbresë në ring më 23 prill në Wembley të Londrës.

Boksieri britanik do t’i kryqëzojë dorëzat me bashkëkombësin e tij, Dillian Whyte.

Ai do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit botëror në versionin WBC, peshat e rënda.

E në ndërkohë, mediat britanike kanë zbuluar se ky meç “do të peshojë” plot 30 milionë funte, respektivisht 35.8 milionë euro.

E 80 për qind e kësaj shumë do t’i takojë Furyt.

Më saktësisht, “The Gipsy King” do t’i fitojë 28.6 milionë euro nga ky meç pa marrë parasysh nëse fiton apo do të humbasë.

Nga ana tjetër, pak më shumë se 7 milionë euro do t’i takojnë sfiduesit të meçit, Whyte.

Të dy boksierët kanë pasur fjalosje përmes rrjeteve sociale, ndërsa tash do ta kenë mundësinë të përballen në mes vete në ringun e boksit.

Edhe pse të gjithë e presin dhe e dëshirojnë një meç në mes të Furyt dhe Anthony Joshuas, as këtë radhë nuk do të realizohet meçi i ëndrrave. 

(Kosova Sot Online)