Laporta refuzon 70 milionë euro ofertë nga kriptovalutat për Spotify

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 08:53
Laporta refuzon 70 milionë euro ofertë nga kriptovalutat për Spotify

Gjatë kërkesës së tyre për një sponsor të ri për fanella, Barcelona ka marrë oferta të ndryshme nga kompani të kriptovalutave duke ofruar më shumë para se Spotify, por bordi i drejtorëve i ka refuzuar ato pasi që ata ndihen jo të qetë me këtë sektor. Klubi katalunas ka partneritet me Socios.com dhe Chiliz.net, që ofrojnë Fan Tokens që janë një lloj kriptovalute sportive, por presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ndihet më i sigurt dhe ka pranuar një ofertë më të ulët të gjigantit që shet muzikë online, Spotify.

“Është spekulative, rrezik, i ndryshueshëm dhe një sektor jo etik”, kishin shpjeguar bordi i drejtorëve të klubit për këtë ofertë.

Në verë, bordi i Joan Laportas kishte refuzuar një ofertë prej 70 milionë euro plus 20 për qind bonuse, varësisht nga rezultatet e skuadrës së parë të meshkujve. Kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta që të krijonin një lidhje për këtë sektor.

Oferta kaloi procedurat e brendshme të Barcelonës, përfshirë ato nga departamenti i pajtueshmërisë, por nuk i bindi departamentin komercial apo bordin e drejtorëve. Propozimet e tjera nga ky sektor arritën gjatë muajit, por të gjitha u refuzuan vazhdimisht.

Barcelona, përveç parave, por shikon për sponsor që janë në vijë me vlerat e klubit, të parashikuara edhe në mbështetje edhe të UNHCR që është e përfshirë edhe në statusin e klubit.

Negociatat me Spotify

Negociatat me Spotify tani janë në fazën e fundit dhe shifra finale e marrëveshjes do të jetë në mes të 70-75 milionë euro, përfshirë edhe variablat në bazë të paraqitjeve sportive.

Sipas kësaj kontrate, Spotify jo vetëm që do ta marrë pjesën e përparme të fanellës së skuadrës së meshkujve, por po ashtu edhe atë të femrave, anën e pasme të fanellës stërvitore dhe të drejtën për emër në Camp Nou. Andaj oferta është shumë më e vogël se sa ajo e ofruar nga kompanitë e kriptovalutave.

Mosbesim

“Bota e kriptovalutave është tërësisht e re. Është e komplikuar, e vështirë, mund të bartë disa rreziqe negative por ata të cilët hynë në to pa i njohur mirë, madje edhe nëse ata i njohin mirë”, thotë Jose Parra, profesor i “blockchain” në Copenhagen Business School, tha ai për EFE.

“Mund të humbisni shumë para. Ndoshta të lidhesh me këtë mund të jetë zhgënjyese dhe kjo është diçka që Barça nuk e dëshiron”.

“Është shumë më ndryshe që të sponsorizoheni nga një OJQ (UNICEF) për disa dekada apo një kampanie shumë kombeshe si Rakuten dhe pastaj të filloni me një kompani tërësisht të re si kriptovalutat.

(Kosova Sot Online )