Liverpooli kërkon Lautaron, Interi ia cakton çmimin

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 09:10
Liverpooli kërkon Lautaron, Interi ia cakton çmimin

Interi ka nisur tashmë planifikimin e strategjisë për afatin kalimtar dhe kanë caktuar edhe objektivat.

Bremer, Scamacca dhe Frattesi janë objektivat kryesore. Megjithatë, për të pasur një merkato të mirë, fillimisht do të duhet të fitoni para. Dhe ndër sakrificat e mundshme është Lautaro Martinez, i cili mund të largohet nga qyteti i modës.

Për argjentinasin ka interes nga ekipi anglez, Liverpooli, por shuma që duhet të paguajë është e lartë.

Interi e vlerëson qendërsulmuesin me 90 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )