Giresse: Kosova ka lojtarë të mirë teknikisht, kjo duhet shfrytëzuar

  • S.A /
  • 23 February 2022 - 14:01
Giresse: Kosova ka lojtarë të mirë teknikisht, kjo duhet shfrytëzuar

Kosova është bërë me trajner të ri. Alain Giresse do të marrë drejtimin e “Dardanëve”.

Në një sot konferencë për media të mbajtur sot, u prezantua trajneri francez.

Ai theksoi se vlerëson një ekip që luan mirë në mbrojtje dhe theksoi se Kosova ka lojtarë të mirë teknikisht dhe kjo gjë duhet shfrytëzuar.

“Unë vlerësoj një ekip që luan mirë në mbrojtje, kolektive dhe me një infuzion të tipareve individuale të lojtarëve. Kosova ka lojtarë që janë teknikë dhe kjo është diçka që duhet shfrytëzuar sigurisht”.

Kosova ishte pa trajner që nga tetori, kur u largua zvicerani Beranrd Challandes.

(Kosova Sot Online )