Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 14:51
Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

Situata e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

Situata shumë e tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës ka nxitur edhe reagimin e legjendës së futbollit, Andriy Shevchenko, i cili bëri një postim emocional.

Ai tha se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.

“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.


(Kosova Sot Online)