Chelsea planifikon ta rikthejë Hazardin

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 09:09
Chelsea planifikon ta rikthejë Hazardin

Eden Hazard mund të rikthehet përfundimisht në Chelsea. Futbollisti belg nuk e ka treguar veten sa duhet në Real Madrid. Prandaj, ky mund të jetë edhe sezoni i fundit i mesfushorit ofanziv në fanellën “Los Blancos”. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Radio Marca”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Blues” po planifikojnë ta marrin lojtarin në formë huazimi gjatë verës që vjen. E më pas, Të Kaltrit mund ta blejnë përfundimisht kartonin e lojtarit. Por, nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrëveshje të menjëhershme afatgjate. Edhe vetë përfaqësuesi belg e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në “Stamford Bridge”, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës. Kështu, Hazard do t’i japë fund eksperiencës në “Santiago Bernabeu”, ku ishte hija e lojtarit që ishim mësuar ta shihnim në Angli. 

(Kosova Sot Online )