Pronarit të Chelseat, Abramovich i ndalohet futja dhe jetesa në Britani

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 09:34
Pronarit të Chelseat, Abramovich i ndalohet futja dhe jetesa në Britani

Pronarit miliarder të Chelseat, Roman Abramovich i është ndaluar të jetojë në të ardhmen në Britaninë e Madhe. Ai konsiderohet si njëri prej “mundësuesve kryesorë” të regjimit të Vladimir Putinit në Rusi. Pronarit të Chelseat, Roman Abrahomovich raportohet se i është ndalur jetesa në Britani të Madhe. Miliarderi rus nuk është parë duke e përcjellë klubin e tij në “Stamford Bridge” për muaj të tërë. Ai e hoqi aplikimin për vizë investitori në Britani të nivelit 1 në vitin 2018 pas raportimeve të vonesave në aplimin e tij, pas kritikave ndaj oligarkëve rusë. Sipas “The Sun”, burimet e sigurisë seniore kanë bërë të ditur se 55 vjeçarit nuk do t’i lejohet më të futet në territorin britanik. Zyrtarët e imigracionit raportohet se kanë marrë udhëzime që t’ia bëjnë të pamundur Abramovichit futjen në Britani. Ai zotëron një rezidencë të vlefshme 125 milionë funte pranë pallatit Kensington.

Abramovich të martën u përfshi në listën e 35 oligarkëve të identifikuar nga lideri opozitar rus, Alexei Navalny si njëri prej “mundësuesve kryesorë” të “kloptokracisë” së drejtuar nga presidenti i vendit, Vladimir Putin. Miliarderi rus e ka hedhur poshtë mundësinë që të jetë i afër me Kremlinin ose që të ketë bërë diçka që t’i meritonte sanksionet e vëna ndaj tij. Në vitin 2018, Abramovich u bë shtetas izraelit, duke iu lejuar atij futja në Britani pas gjashtë muajsh.  Ai e përdori pasaportën izraelite në tetorin e vitit që shkoi, në udhëtimin e tij të fundit në Londër. Por, duket se tash e tutje nuk do t’i shërbejë më as pasaporta izraelite. Abramovich ka pasuri prej 8,4 miliardë funtesh. 

(Kosova Sot Online )