Klitschko paraqitet nga Ukraina: Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 10:06
Klitschko paraqitet nga Ukraina: Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë

Vitali Klitschko ka reaguar pas fillimit të sulmeve ushtarake ruse ndaj vendit të tij.

Ish-boksieri ukrainas, i cili i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të vendit, ka dhënë fjalë të mëdha dhe motivuese për bashkëkombësit e tij përmes një video-incizimi.

“Kievi nën ligjin ushtarak – selia operacionale e kryeqytetit ka shpallur një sërë vendimesh në lidhje me agresionin”, ka shkruar Klitschko.

Më pas, ai flet edhe për veprimet që do të ndërmerren, ndërsa është shprehur i gatshëm të jam gjithçka për vendin e tij. 

Ndër të tjera, vëllai i madh Klitschko kërkon edhe mbështetje.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht që njerëzit janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksione vërtet të dhimbshme kundër Rusisë menjëherë”, thotë Klitschko.

Edhe vëllai i tij, Wladimit Klitschko, i është bashkuar ushtrisë në luftë për ta mbrojtur vendin e tij nga agresori rus. 

(Kosova Sot Online )