Liga elitare e futbollit në Ukrainë shtyhet për së paku 30 ditë

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 11:45
Liga elitare e futbollit në Ukrainë shtyhet për së paku 30 ditë

Premierliga ukrainase do të pushojë së paku në 30 ditët e ardhshme pas sulmeve ushtarake që i ndërmori sot Rusia në Ukrainë.  Por, uebfaqja zyrtare ka njoftuar se Premierliga ukrainase nuk do të fillojë pas sulmit të fundit rus. Vendimi u mor pas futjes së ligjit ushtarak gjatë mesnatës nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ndër të tjera, pas këtij vendimi janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive në Ukrainë. Gjithashtu, është vënë në dyshim edhe zhvillimi i ndeshjes së “play-offit” të Botërorit ndërmjet Ukrainës dhe Skocisë, që është paraparë të luhet në Glasgow më 24 mars. Po ashtu, edhe finalja e Ligës së Kampionëve, e paraparë të zhvillohet në St Petersburg më 28 maj, mund të zhvendoset diku tjetër, si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin e dha urdhrin e sulmit ushtarak ndaj Ukrainës në orër e hershme të mëngjesit të sotëm.

(Kosova Sot Online )