Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 09:33
Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi

Vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga mbarë bota. Ata po lavdërohen për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën.Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre. Dhe në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger. Arnold Schwarzenegger lutet për vëllezërit Klitschko: Ju ishit dhe jeni heronjtë e mi.

Vëllezërit Vitali dhe Wladimiir Klitschko po marrin mbështetje nga mbarë bota. Ata po lavdërohen për trimërinë e tyre pasi vendosën t’i kapin armët dhe ta luftojnë agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë Ukrainën. Ish-kampionët e botës janë të gatshëm për të luftuar në kryeqytetin, Kiev, teksa rusët janë afruar tej mase vendndodhjes së tyre. Dhe në mbështetje të ukrainasve, e në veçanti të vëllezërve Klitschko ka dalë aktori i njohur i filmave aksion, Arnold Schwarzenegger. “Jam duke menduar për ju, miqtë e mi. Ju ishit heronjtë e mi në ring dhe jeni heronjtë e mi edhe tash”, ka shkruar aktori në “Twitter”. Ai lutet që vëllezërve Klitschko të mos ju ndodhë më e keqja edhe pse ata kanë thënë se janë të gatshëm të vdesin për atdheun e tyre. Ish-kampionët e botës i kanë lënë të gjitha privilegjet dhe pasurinë që e kanë, për t’ju dalë në ndihmë bashkëkombësve të tyre, të cilët po luftohen padrejtësisht nga rusët.

(Kosova Sot Online )