“Vëllezërit Klitschko i lanë milionat dhe luksin për ta mbrojtur atdheun, janë heronj”

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 09:57
“Vëllezërit Klitschko i lanë milionat dhe luksin për ta mbrojtur atdheun, janë heronj”

Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko e kishin një karrierë të suksesshme në boksin profesionist.Ata ishin kampionë të botës në kategoritë e rënda. Secili meç i tyre u sillte miliona euro përfitime dhe ata kanë bërë kapital tashmë pas përfundimit të karrierës. Mirëpo, dy ish-boksierët i kanë lënë anash milionat dhe luksin për ta mbrojtur atdheun e tyre. Të dy i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus, i cili e sulmoi ushtarakisht vendin e tyre.“Të dy, Vitali dhe Wladimir Klitschko, të bijtë e major gjeneralit në forcat ajrore sovjetike, i kanë bërë milionat si kampionë të boksit. Ata mund të jetonin të sigurt diku në botë. Përkundrazi, ata gjenden në vendin e tyre, në Ukrainë, duke u betuar dhe duke i kapur armët për ta luftuar Rusinë. Heronj”, ka shkruar në rrjetet sociale kolumnisti i “Yahoo”, Dan Wetzel.

Vëllezërit Klitschko gjenden në Kiev, aty ku po zhvillohen luftime të ashpra në mbrojtje të kryeqytetit. Të dy boksierët janë zotuar se janë të gatshëm ta japin jetën për atdhe, ndërkohë që kanë kërkuar edhe ndihmë dhe mbështetje nga ndërkombëtarët. 

https://twitter.com/DanWetzel?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497016565371387908%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvellezerit-klitschko-i-lane-milionat-dhe-luksin-per-ta-mbrojtur-atdheun-jane-heronj%2F

(Kosova Sot Online )