Pas 48 orësh ngujimi, brazilianët e kanë një lutje: Na ndihmoni të largohemi nga Ukraina

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 15:35
Pas 48 orësh ngujimi, brazilianët e kanë një lutje: Na ndihmoni të largohemi nga Ukraina

Pas 48 orësh, futbollistët brazilianë e kanë prapë një lutje: Na ndihmoni të largohemi nga Ukraina

Futbollistët brazilianë vazhdojnë të mbeten të ngujuar në Ukrainë, derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë në këtë vend.

Në ditën e parë të luftimeve, më saktësisht para tri ditësh, futbollistët brazilianë që luajnë në Shakhtar Donetsk dhe në Dinamo Kiev, e postuan një video, përmes së cilës kërkonin nga autoritetet braziliane që ta mundësojnë largimin e tyre të sigurt nga vendi i rrezikuar.

E tash, pas 48 orësh, ata kanë dalë me një tjetër apel përmes videos së re.

“Na ndihmoni të largohemi nga vendi”, thonë ata.

Futbollistët dhe familjet e tyre janë ngujuar në një hotel në Kiev dhe përmes rrjeteve sociale vazhdojnë të kërkojnë ndihmë pasi ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar dhe të rrezikuar.

(Kosova Sot Online)