Prezantuesja e emisionit sportiv qan në mes të emisionit për Ukrainën

  • E.K /
  • 26 February 2022 - 16:07
Prezantuesja e emisionit sportiv qan në mes të emisionit për Ukrainën

Hayley McQueen është kapluar nga emocionuet derisa ishte duke prezantuar direkt në Sky Sports News.

Fansat janë ndier keq duke ia uruar asaj më të mirat e mundshme përmes rrjeteve sociale pasi 42 vjeçarja dukej se ishte duke qarë në mes të transmetimit të emisionit.

Zëri i saj dëgjohej duke u dridhur teksa fliste, ndërsa u pa e veshur me ngjyrat verdhë e kaltër, siç është edhe flamuri ukrainas.

Njerëzit mendojnë se ajo e bëri këtë për t’u solidarizuar me popullin ukrainas, i cili po përballet me agresorin rus, i cili po mundohet ta pushtojë vendin.

Më pas, McQueen e mori veten dhe e prezantoi intervistën e regjistruar me John Stones.

Pasi u kthye në studio dukej se ishte gjithçka në rregull.

Ajo e prezanton emisionin në Sky Sports News që nga vitit 2010 dhe është mjaft e dashur në Britaninë e Madhe. 

(Kosova Sot Online)