Suedia i kundërpërgjigjet kërcënimit të Rusisë, refuzon të luajë ndaj saj për Botëror

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 16:40
Suedia i kundërpërgjigjet kërcënimit të Rusisë, refuzon të luajë ndaj saj për Botëror

Suedia ka dalë me qëndrim zyrtar duke mos pranuar të luajë ndaj Rusisë në play-offin e Kupës së Botës Katar 2022. Pasi Polonia njoftoi këtë mëngjes se do të refuzojë të përballet me Rusinë në play-off-in e Kupës së Botës në mars, Suedia ka ndjekur të njëjtin qëndrim.

Fituesi i play-off-it të parë mes Rusisë dhe Polonisë do të përballet me fituesit e Suedisë kundër Republikës Çeke më 29 mars. Por, dy nga tri shtetet e këtij grupi refuzuan zyrtarisht zhvillimin e ndeshjes ndaj Rusisë, e cila po sulmon ushtarakisht Ukrainën. Madje, dje, Rusia e kërcënoi Suedinë se nëse tenton të futet në NATO do të ketë pasoja të rënda, Në orët në vazhdim, pritet që të njëjtin qëndrim ta konfirmojë edhe Çekia. 

(Kosova Sot Online )