Buffon e vazhdon kontratën, ajo do të skadojë kur t’i mbushë 46 vjet!

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 14:10
Buffon e vazhdon kontratën, ajo do të skadojë kur t’i mbushë 46 vjet!

Gianluigi Buffon duket se nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga futbolli, pasi sot edhe zyrtarisht ka rinovuar kontratën me klubin e Parmas. Klubi italian ka zyrtarizuar marrëveshjen, duke bërë të ditur se Buffon do të jetë pjesë e tyre për së paku edhe dy vite. 

Sipas kontratës së re, ish-portieri i Juventusit do të jetë pjesë e skuadrës nga Serie B deri në moshën 46-vjeçare.Legjenda italiane u rikthye te Parma në vitin e kaluar, pasi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te “Zonja e Vjetër”.

Gianluigi Buffon për një sezon ishte edhe pjesë e Paris Saint-Germainit.

(Kosova Sot Online )