
Gjykata Penale e Tiranës pezullon Armand Dukën nga drejtimi i FSHF

Pas skandaleve të fundit dhe akuzave për manipulim të zgjedhjeve, Gjykata Penale e Tiranës ka pezulluar sot Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal dhe Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht. Kërkesën për masën e Pezullimit e ka bërë prokuroria e Tiranës. Duka akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre
Gjykata bën me dije se janë pezulluar nga detyra edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhet me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar.
(Kosova Sot Online)