Pyetja e tifozit: A po ju duket që Messi ia kërkoi fanellën kundërshtarit!?

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 09:42
Pyetja e tifozit: A po ju duket që Messi ia kërkoi fanellën kundërshtarit!?

Lionel Messi ishte protagonist në ndeshjen e fudit të Paris Saint-Germainit ndaj St. Etienne.

Ylli argjentinas megjithatë u bë më shumë viral për gjestin që e bëri pas ndeshjes. Një tifoz e ka shpërndarë videon në rrjetin social, Twitter, ku shihet teksa ylli argjentina “ia kërkon” fanellën lojtarit kundërshtar, Falaye Sacko.

“Pse duket sikur Messi është ai që ia kërkoi fanellën këtij lojtari?”, ka pyetur tifozi.Natyrisht, Messi duket se i pari e ofron shkëmbimin e fanellës. Por, paraprakisht mund ta ketë thirr futbollisti i St. Etiennet për ta bërë një gjë të tillë. Në të kaluarën, Messi kishte thënë se nuk e ka shprehi ta kërkojë fanellën e kundërshtarit, edhe pse nuk ndihet superior ndaj askujt.

(Kosova Sot Online )