City e nderon futbollistin ukrainas, e bëri kapiten në FA Cup

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 08:36
City e nderon futbollistin ukrainas, e bëri kapiten në FA Cup

Manchester City e ka nderuar futbollitin e tij, Oleksandr Zinchenko, i cili po vuan emocionalisht pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj atdheut të tij. Trajneri Pep Guardiola ka dashur ta bëjë atë që të ndihet i rëndësishëm në ndeshjen me Peterborough. Trajneri spanjoll ia besoi atij shiritin e kapitenit për ndeshjen e mbrëmshme. “I gjithë klubi është afër tij”, deklaori ish-trajneri i Barcelonës. Kapiteni Fernandinho e mbështeti vendimin për t’ia besuar shiritin e kapitenit shokut të tij të skuarës.

Nënkampioni evropian edhe një herë e tregoi mbështetjen e tij për popullin ukrainas, gjë të cilën e kishte bërë edhe në ndeshjen e kaluar me fanellat që i shfaqën futbollistët para lojës. E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia. Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme. 

(Kosova Sot Online )