Abramovich do ta shesë Chelsean dhe krejt pronat në Britaninë e Madhe

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 09:28
Abramovich do ta shesë Chelsean dhe krejt pronat në Britaninë e Madhe

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich po planifikon t’i shesë krejt pronat që i ka në Britaninë e Madhe. Këtë e ka bërë të ditur miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, të cilit i është dhënë mundësia që ta blejë klubin anglez, shkruan mediumi zviceran “Blick”. Abramovich është sanksionuar në mënyrë të tmerrshme, derisa atij i është ndaluar futja dhe jetesa në Britaninë e Madhe.

Ai akuzohet për afërsi me presidentin tus, Vladimir Putin, të cilin e ka ndihmuar për ta arritur fuqinë globale që e ka sot. Mediat britanike sigurojnë se Abramovich do të shesë gjithçka që ka në Britani sapo t’i arrijë një ofertë e kënaqshme. 86 vjeçari zviceran e ka pranuar se është i interesuar për ta blerë klubin nga “Stamford Bridge” nga Abramovich, por vetëm si pjesë të konsorsiumit. 55 vjeçari Abramovich e kishte blerë klubin anglez në vitin 2003 dhe nga ajo kohë, “Blues” janë bërë gjigantë të futbollit evropian. Ai po ashtu po planifikon t’i shesë edhe pronat dhe villat që i ka në Londër, pra gjithçka që ka në patundshmëri. Me këtë rast, miliarderi rus me pasaportë izraelite dëshiron të kryejë punë me Britaninë e Madhe, pasi ndien se është fyer me sanksionet që iu vënë atij. 

(Kosova Sot Online )