Lufta Rusi – Ukrainë, vritet edhe një sportist ukrainas

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 10:48
Lufta Rusi – Ukrainë, vritet edhe një sportist ukrainas

Luftimet e ashpra tokësorë dhe ajrore po vazhdojnë në Ukrainë, teksa Rusia po mundohet ta pushtojë vendin fqinj.Mijëra njerëz kanë vdekur deri tash, përfshirë këtu ushtarë apo edhe civilë. E prej viktimave ka edhe sportistë. Dje u vranë dy futbollistë ukrainas, por kjo nuk është e tëra. Mediat e huaja raportojnë se garuesi i biatlonit, Yevhen Malyshev e ka humbur jetën derisa po luftonte në atdheun e tij kundër rusëve.

Federata Ukrainase e Biatlonit ka informuar për vdekjen tragjike të 20 vjeçarit.“Federata raporton për vdekjen tragjike të anëtarit të ekipit kombëtar të Ukrainës nga juniorët e Kharkiv, Yevhen Malyshev, i lindur në vitin 2002. Sportisti e kishte mbyllur karrierën dy vjet më parë. Ne ju shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe më të dashurve të tij. Do ta kujtojmë gjithmonë”, njofton Federata Ukrainase e Biatlonit. Shumë sportistë ukrainas në fakt i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta mbrojtur vendin nga agresori. Prej tyre edhe ish-kampionët e botës, vëllezërit Klitschko apo edhe kampioni aktual i botës në boksin profesionist, Alexandr Osyk. 

(Kosova Sot Online )