
Lexoni edhe:
Usyk: Boksi më përgatiti për skenarë të tmerrshëm, mbrojtja e atdheut është detyrë e imja
Ditëve të fundit, e gjitha bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia. Sportistët, përmes fanellave apo rrjeteve sociale e kanë shfaqur përkrahjen e tyre për popullin ukrainas. Mirëpo, njëjtë nuk ka vepruar edhe futbollisti turk, Aykut Demir.
Kapiteni i Erzurumspor, klub që garon në divizionin e dytë turk, në fakt ka refuzuar ta veshë fanellën me mesazhin kundër luftës në Ukrainë, para ndeshes kundër Ankaragucu.
Këtë vendim, ai e ka shpjeguar për mediumin turk “Fanatik”.
“Çdo ditë vdesin mijëra njerëz në Lindjen e Mesme. Edhe unë ndihem keq dhe e ndaj dhimbjen e të pafajshmëve. Mirëpo, ata që e injorojnë këtë persekutim, tash janë mobilizuar sepse është duke ndodhur kjo në Evropë. Nuk më pëlqen ta vesh këtë fanellë, sepse nuk është bërë e njëjta gjë për vendet tjera”, deklaroi futbollisti turk.
(Kosova Sot Online )