Volejbollisti malazez e vodhi minibusin e klubit dhe u largua me të nga Ukraina!

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 11:52
Volejbollisti malazez e vodhi minibusin e klubit dhe u largua me të nga Ukraina!

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë së fundmi.

Në fakt, volejbollisti malazez, Rajko Strugar u largua nga Ukraina, ku po zhvillohen luftime të ashpra.Por, e veçanta e krejt kësaj është se ai e vodhi minibusin e klubit dhe u largua nga qyteti Poltava. Ai ka folur për këtë eksperiencë për gazetën malazeze “Vijesti”.“Ishim tre lojtarë të huaj dhe u vendosëm në bunker, përkatësisht në bodrum.

Kemi kërkuar ndihmë nga menaxhmenti i klubit që të dalim nga vendi. Kemi folur me drejtuesit, por kemi marrë përgjigje të paqarta – si do të shkoni, ku do të shkoni, ndoshta rrugët janë të mbyllura… Ne donim të paguanim aq sa duhet dhe kujtdo që duhej vetëm për të arritur në kufi. Por, asgjë. Nuk hasëm në mirëkuptim”, deklaroi volejbollisti nga Budva.

(Kosova Sot Online )