Maradona kishte refuzuar ta takonte Putinin në mëngjes, zbulohen detajet

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 12:21
Maradona kishte refuzuar ta takonte Putinin në mëngjes, zbulohen detajet

Me fillimin e luftës në Ukrainë ka dalë në pah një e pathënë që kishte për protagonistë Vladimir Putinin dhe Diego Armando Maradonën. Në fakt, gjatë Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, presidenti rus kishte bërë gjithçka që është e mundur për ta takuar futbollistin legjendar.Mirëpo, “Dora e Artë” nuk kishte pranuar ta takonte liderin e Kremlinit.

“Më duhet të zgjohem në orën 9.30. Unë nuk zgjohem në atë kohë. Nuk mund të zgjohem”, i kushte treguar Maradona bashkëpunëtorëve të tij në një audio incizim që vetëm tash është zbuluar nga “Infobae”.

“Ai e ka vendosur takimin shumë herët. Nëse e bën një koktel në mëngjes, do të vishem dhe do të shkoj. E falënderoj Putinin, por jo, kam vendosur”, kishte shtuar trajneri argjentinas, i bindur më shumë se kurrë më parë.

Por, si ka përfunduar krejt kjo histori?

Takimi është realizuar megjithatë, por me kushtet e Maradonës.

Legjenda argjentinase nuk është tunduar nga oferta e Putinit dhe ka arritur ta takonte vetëm pasdite.

(Kosova Sot Online )