Edhe ish-tenisti ukrainas që e kishte mposhtur Federerin, po i lufton rusët

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 13:08
Edhe ish-tenisti ukrainas që e kishte mposhtur Federerin, po i lufton rusët

Vazhdon të rritet numri i sportistëve apo ish-sportistëve që po i bashkohen ushtrisë ukrainase në luftë me pushtuesin rus. Sergiy Stakhovsky, ish-tenist i njohur ukrainas, i cili e kishte arritur kulmin e famës kur e kishte mposhtur legjendarin Roger Federer në rrethin e dytë të turneut Wimbledon në vitin 2013, është rikthyer në atdhe për të luftuar kundër agresorit rus. “Të gjithë mund ta bëjnë këtë, vetëm se duhet t’i marrin armët dhe të bëhen pjesë e rezistencës territoriale. Nuk kam eksperiencë ushtarake, por di t’i përdor armët”, ka thënë Stanhovsky për “Sky Sports UK”.

Edhe sportistë të tjerë iu bashkuan ushtrisë ukrainase ditë më parë, në tentim për ta mposhtur ose për t’i bërë rezistencë ushtrinë ruse. Vëllezërit Klitschko, dikur kampionë të botës në boks dhe kampioni aktual i botës, Usyk, janë vetëm disa prej sportistëve apo ish-sportistëve që i rrokën armët për ta luftuar okupatorin.

(Kosova  Sot Online )