
Mbrojtësi ukrainas largohet nga klubi i njohur rus, kërkoi t’i jepte fund kontratës para kohe

Zenit St. Petersburg ka konfirmuar se Yaroslav Rakitskiy nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.
Mbrojtësi ukrainas kishte kërkuar pushim pas pushtimit rus të Ukrainës dhe nuk ishte pjesë e skuadrës në fitoren 3-2 të së hënës ndaj Rubin Kazan.
“Yaroslav Rakitskiy kërkoi shkëputjen e hershme të kontratës së tij dhe kjo është pranuar nga klubi”, thuhet në njoftimin e klubit rus.
“Klubi dhe mbështetësit tanë dëshirojnë të falënderojnë Yaroslav Rakitskiyn për kohën e tij këtu dhe profesionalizmin e pasionin që ai shfaqi derisa ishte me ne. I urojmë sinqerisht më të mirat Yaroslavit, miqve dhe familjes së tij”, ka shkruar tutje klubi i Zenitit.
(Kosova Sot Online)