Premierliga e merr një vendim për t’u marrë shembull në mbështetje të Ukrianës

  • S.A /
  • 03 March 2022 - 13:22
Premierliga e merr një vendim për t’u marrë shembull në mbështetje të Ukrianës

Premierliga e ka marrë një vendim për t’u marrë shembull në mbështetje të Ukrainës, e cila po pushtohet nga Rusia. Në fakt, kapitenët e ekipeve të Premierligës, në ndeshjet e ekipeve të tyre përkatëse në fundjavën që vjen, shiritat e kapitenëve do t’i mbajnë me ngjyrat verdh e kaltër, që e simbolizojnë flamurin shtetëror të Ukrainës. Ky është një solidarizim me këtë shtet, i cili po sulmohet nga agresioni rus. 

Klubet e Premierligës kanë rënë dakord që ta bëjnë këtë veprim, ndërsa në ekran gjigantë dhe në tabelat rrethuese, ku zakonisht vendosen reklamat, do të shfaqet mesazhi “Futbolli qëndron së bashku” në gjuhën angleze, njofton tabloidi britanik “The Sun”. Premierliga synon që këtë mesazh ta transmetojë në mbarë botën, në mënyrë që edhe vendet tjera të bëjnë thirrje të tilla për t’u ndalur lufta në Ukrainë dhe për t’u rikthyer paqja në këtë vend. Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë dhe deri tash janë shënuar mijëra viktima, prej tyre katër nga bota e sportit.