Fatlum Gashi, futbollisti i javës në Superligë

  • S.A /
  • 07 March 2022 - 11:48
Fatlum Gashi, futbollisti i javës në Superligë

Fatlum Gashi është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Futbollisti cilësor e ndihmoi Drenicën me një gol në fitoren 2:1 ndaj Dritës gjatë fundjavës, ndërsa e pati një paraqitje mjaft pozitive. Mesfushori qendror shënoi eurogol ndaj gjilanasve, ndërsa Drenica e regjistroi fitoren e parë pas 5 vjetësh në përballje me Dritën.

Drenica është e pesta në tabelë me 31 pikë dhe po këndellet dita-ditës pas fillimit të dobët të sezonit.

Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Drenica e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT. 

(Kosova Sot Online )