Putini përjashtohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

  • S.A /
  • 07 March 2022 - 12:53
Putini përjashtohet nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos

Presidenti rus Vladimir Putin dhe oligarku Arkady Rotenberg janë shkarkuar nga të gjitha pozitat e tyre në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), tha organi drejtues i sportit në një deklaratë të dielën, raporton CNN. Vendimi vjen pasi IJF njoftoi se e ka pezulluar rolin e Putinit si president nderi muajin e kaluar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton se “Z. Vladimir Putin dhe Z. Arkady Rotenberg janë larguar nga të gjitha pozicionet e mbajtura në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën e fundit.

 

IJF është një nga një sërë organesh qeverisëse që i kanë hequr Putinit titujt e nderit sportiv që nga shpërthimi i luftës. Federata e Taekwondos ia hoqi Putinit rripin e zi të nderit që ia kishin dhënë në nëntor 2013, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit (FINA) hoqi Urdhrin e FINA-s që ia ishte dhënë më parë presidentit rus në tetor 2014.Rotenberg, ndërkohë, kishte qenë anëtar i komitetit ekzekutiv të IJF-së si menaxher zhvillimi që nga viti 2013.

(Kosova Sot Online )