Premier Liga dhe EFL i japin një tjetër goditje Rusisë

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 20:19
Premier Liga dhe EFL i japin një tjetër goditje Rusisë

Premier Liga dhe EFL po vazhdojnë të tregojnë solidaritet me Ukrainën, shtet i cili tash e më shumë se një javë është duke u përballur me luftë ndaj Rusisë.

Premier Liga dhe EFL Championship raportohet se do të anulojnë transmetimin e ndeshjeve në Rusi,.

Të dy ligat kanë udhëzuar avokatët e tyre që të fillojnë procesin e përfundimit të kontratave të transmetimit në Rusi, me një njoftim zyrtar që pritet të bëhet në ditët e ardhshme, sipas “Sky Sports”.

(Kosova Sot Online)