Fundjava e shqiptarëve, tre futbollistë përfshihen në ekipin e javës në Zvicër

  • S.A /
  • 08 March 2022 - 13:54
Fundjava e shqiptarëve, tre futbollistë përfshihen në ekipin e javës në Zvicër

Futbollistët shqiptarë kanë shkëlqyer në kampionatin zviceran të futbollit fundjavën që shkoi. Si rezultat, paraqitjet e tyre në Superligën zvicerane janë shpërblyer dhe tre prej tyre janë përfshirë në ekipin ideal të xhiros së 21-të atje. “sport.ch_fussball”, e ka zbuluar formacionin 4-4-2, ku përfshihen tre futbollistë shqiptarë. Në mbrojtje e gjen veten mbrojtësi i Zurichut, Mirlind Kryeziu.

E në mesfushë mund t’i shohim Ardon Jasharin e Luzernit dhe Kastriot Imerin e Servettes. Ata bënë paraqitje të mëdha me ekipet përkatëse fundjavën që shkoi dhe me plot meritë përfunduan në formacionin e javës. 

https://www.instagram.com/sport.ch_fussball/?utm_source=ig_embed&ig_rid=33f36bfa-adbf-490e-a404-223bd65e1d0c

(Kosova Sot Online )