Klubi anglez me iniciativë bamirësie në mbështetje të Ukrainës

  • E.K /
  • 09 March 2022 - 14:02
Klubi anglez me iniciativë bamirësie në mbështetje të Ukrainës

Klubet nga sportet e ndryshme në botë kanë nisur ta ndihmojnë me mundësitë e tyre popullin e Ukrainës.

Një gjë të tillë po e bën edhe klubi anglez, Leeds United.

Klubi nga Premierliga ka vendosur që në ndeshjen e nesërme ndaj Aston Villës, ta vë në dispozicion shitjen e flamujve dhe paratë e grumbulluara do të shërbejnë për kauzën e lartcekur.

Ndër të tjera, jashtë “Elland Road” do të ketë edhe mbledhje fondesh nga ata që janë të interesuar të ndihmojnë.

Pak orë më parë, tenisti britanik Andy Murray zbuloi se të gjithë të hyrat që do t’i ketë nga turnetë në të cilët do të marrë pjesë sivjet, do t’i ndajë për fëmijët ukrainas, të prekur nga lufta.

Edhe klubet tjera po mendojnë të ndërmarrin iniciativa të tilla bamirësie për ta ndihmuar popullin ukrainas, i cili po përballet me agresorin rus.

Ndërkohë, rusëve u është bërë bojkot i vërtet thuajse në të gjitha sportet.

(Kosova Sot Online)