Benzema e mahniti Dani Alvesin: Çfarë lojtari, e dua këtë lojë

  • S.A /
  • 10 March 2022 - 08:35
Benzema e mahniti Dani Alvesin: Çfarë lojtari, e dua këtë lojë

Karim Benzema ka qenë mbrëmë protagonist tek Real Madridi. Sulmuesi francez shkëlqeu me tre gola të realizuar në fitoren me përmbysje 3:1 ndaj Paris Saint-Germainit.Dhe, veteranin e sulmit e kanë lavdëruar futbollistët tjerë, përfshirë këtu edhe rivalin, Dani Alves.

“Nuk ma ndien që ai luan në Madrid. Çfarë lojtari, çfarë lojtari është Benzema. E dua këtë lojë”, ka shkruar mbrojtësi i djathtë i Barcelonës. Nuk jemi mësuar më parë t’i dëgjojmë futbollistët e Realit ose të Barcelonës ta lëvdojnë njëri-tjetrin duke e pasur parasysh rivalitetin në mes tyre.

Parisienët po avanconin me golin e Kylian Mbappes.

Mirëpo, në pjesën e dytë doli në skenë Benzema, i cili realizoi hat-trick

(Kosova Sot Online )